Të dhënat bardhë e zi llogariten si të dhëna me ngjyra

Disa pajisje mund të llogaritin të dhënat bardhë e zi si të dhëna me ngjyra kur printoni nga Canon PRINT Business.
Që të dhënat bardhë e zi të llogariten si të dhëna bardhë e zi, printoni duke përdorur një nga procedurat e mëposhtme.
Ndryshoni parametrat e printimit
Trokitni te Print Settings në ekranin e pamjes paraprake kur të ekzekutoni printimin dhe zgjidhni [Select Color] > [B&W].
Printoni pa përdorur funksionin [Photo Albums]
Nëse lexoni një imazh në [Photo Albums] nëpërmjet iTunes në një kompjuter, ngjyrat mund të rregullohen dhe të konvertohen në të dhëna me ngjyra në iTunes.
Nëse ndodh kjo, rilexoni imazhin në një aplikacion për menaxhimin e skedarëve, të ndryshëm nga [Photo Albums], dhe pasi të keni hapur imazhin, rithirreni këtë aplikacion në menynë e ndarjes dhe printoni.