Kryerja e menaxhimit të përdoruesit për printimin

Mund ta menaxhoni printimin me anë të funksionit të menaxhimit të ID-së së departamentit ose funksionit të vërtetimit të përdoruesit.

Kërkesat paraprake

Pajisja që po përdorni mbështet funksionin e menaxhimit të ID-së të departamentit/funksionin e vërtetimit të përdoruesit.
Funksioni i menaxhimit të ID-së së departamentit/vërtetimit të përdoruesit është i aktivizuar në pajisje.
SHËNIM
Për detaje, referojuni manualeve të dhëna me pajisjen.
Vërtetimi i përdoruesit përdor informacionet e përdoruesit lokal të regjistruara në pajisje.

Procedurat

Zgjedhja e skedarit për printim

1.Shfaqni skedarin që do të printoni në ekranin e pamjes paraprake të dokumentit.
2.Trokitni te [].
Shfaqet ekrani [Preview] (Pamja paraprake).

Printimi i skedarit të zgjedhur

1.Trokitni te [Printer] (Printeri) dhe zgjidhni pajisjen që do të përdoret për printim.
2.Trokitni te parametrat e printimit → trokitni te [Authentication Mode] (Modaliteti i vërtetimit).
3.Trokitni tek ikona e detajeve për [Dept. ID Mgt.] (Menaxhimi i ID-së së departamentit)/[User Authentication] (Vërtetimi i përdoruesit).
4.Konfiguroni parametrat e menaxhimit të përdoruesit.
[Dept. ID Mgt.] (Menaxhimi i ID-së së departamentit)
[Department ID] (ID-ja e departamentit)/[PIN]:
Futni vlerën e caktuar në pajisje.
[User Authentication] (Vërtetimi i përdoruesit)
[User Name] (Emri i përdoruesit)/[Password] (Fjalëkalimi):
Futni vlerën e caktuar në pajisje.
[Confirm Department ID/PIN When Printing] (Konfirmoni kodin PIN/ID-në e departamentit kur printoni):
Kur është e aktivizuar, shfaqet një kuti dialoguese për të konfirmuar/caktuar informacionet e vërtetimit që shfaqen në aplikacion kur ekzekutoni printimin.
5.Kthehuni në ekranin [Print Settings] (Parametrat e printerit) > në ekranin [Preview] (Pamja paraprake).
6.Në ekranin [Preview] (Pamja paraprake), trokitni te [Print] (Printoni).

Rezultati

Printimi i të dhënave të zgjedhura menaxhohet me metodën që caktoni.

Tema të ngjashme