Kufizimet për pamjen paraprake dhe printimin e dokumenteve
Nëse po printoni një skedar PDF që nuk i ka fontet të trupëzuara, ai mund të printohet me fonte të tjera. Në një rast të tillë, mund ta përmirësoni rezultatin duke përdorur Data Conversion Service.
Nëse pamja paraprake nuk shfaqet si duhet gjatë printimit të skedarit PDF, mund ta përmirësoni rezultatin duke përdorur Data Conversion Service.
Skedarët PDF që janë enkriptuar duke përdorur enkriptimin 256-bitësh, enkriptimin me certifikatë dixhitale etj. nuk mund të shfaqen paraprakisht dhe të printohen me Canon PRINT Business. Për të shfaqur paraprakisht dhe për të printuar me Canon PRINT Business, ndryshoni nivelin e enkriptimit të PDF-së në kompjuter.
Mund të zgjidhni po ashtu një aplikacion për të shfaqur një pamje paraprake duke trokitur tek ikona e skedarit në ekranin e pamjes paraprake të dokumentit.