Përdorimi i aplikacionit për të kopjuar nga një pajisje

Mund ta përdorni këtë aplikacion për të kopjuar origjinalet e vendosura në pajisje.
Butonat për kryerjen e kopjimit në një anë dhe në dy anë janë të regjistruara si parazgjedhje, por mund të regjistroni po ashtu parametra të personalizuar.
Duke regjistruar parametrat e përdorur shpesh te butonat, mund të ekzekutoni operacionet e regjistruara thjesht duke trokitur një buton. Butonat e regjistruar mund të përdoren në të gjitha pajisjet me shumë funksione që e mbështesin këtë funksion.

Kërkesat paraprake

Pajisja që do të përdoret i lejon punët të kryhen nga terminalet celulare
Ndiqni procedurën e mëposhtme për të aktivizuar parametrin nga paneli i kontrollit të pajisjes.
Shfaqni [Management Settings] (Parametrat e menaxhimit) > [License/Other] (Licenca/të tjera) nga (Parametrat/Regjistrimi) → vendosni [Allow Jobs to Be Performed from Mobile Device] (Lejoji punët që të kryhen nga pajisja celulare) në [On] (Aktiv).
[Log in as Guest user] (Hyni si përdorues vizitor) është i çaktivizuar në [App Settings] (Parametrat e aplikacionit) > [User Information] (Informacionet e përdoruesit)
SHËNIM
Nëse vërtetimi i përdoruesit të pajisjes është i aktivizuar dhe [Display When Function Is Selected] (Afisho kur funksioni është i zgjedhur) është vendosur në [Login Screen Display Settings] (Parametrat e shfaqjes së ekranit të hyrjes), shfaqni cilindo nga ekranet në vijim para se të kryeni operacionin.
Main Menu/Home
Mobile Portal
Nëse tastiera softuerike shfaqet në ekranin e vërtetimit me tastierë, mbylleni tastierën softuerike para kryerjes së operacionit.

Procedurat

1.Trokitni te [] në këndin e sipërm majtas të ekranit kryesor të Canon PRINT Business.
Shfaqet ekrani [Select Printer] (Zgjidhni printerin).
2.Zgjidhni pajisjen që po përdorni.
3.Trokitni te [Other Functions] (Funksione të tjera) në ekranin kryesor të Canon PRINT Business.
4.Trokitni te [Copy] (Kopjo).
Kur kopjoni me parametrat e parazgjedhur
5.Në ekrain [Copy] (Kopjo), trokitni te [Copy] (Kopjo) (për kopjimin në një anë) ose te [2-Sided Copy] (Kopje në 2 anët) (për kopjimin në dy anë).
6.Futni numrin e kopjeve te [Copies] (Kopjet).
Parametrat e parazgjedhur të kopjimit janë të specifikuar, por ju mund të trokitni te një parametër për ta ndryshuar.
7.Vendosni materialet origjinale në pajisje dhe trokitni te [Start] (Nis).
Puna mund të anulohet nëse i vendosni materialet origjinale pasi të trokitni te [Start] (Nis).
Nëse shfaqet mesazhi [The job will be performed. Is this OK?] (Puna do të kryhet. A është çdo gjë në rregull?), konfirmoni që origjinalet janë vendosur si duhet dhe trokitni te [OK].
Nëse shfaqet ekrani [Enter PIN Code] (Fut kodin PIN), futni kodin PIN me katër shifra të shfaqur në ekranin e pajisjes.
Kur regjistroni një buton të ri
5.Në ekranin [Copy] (Kopjo), trokitni te [Add Button] (Shto butonin).
6.Specifikoni parametrat për t’i regjistruar te butoni dhe emrin e butonit dhe trokitni te [Store] (Ruani).
SHËNIM
Parametrat e pajisjes përdoren për çdo parametër që nuk është konfiguruar në aplikacion.
Për të zgjedhur letrën për kopjimin, zgjidhni burimin e letrës te [Select Paper] (Zgjidh letrën).
Në rastet e mëposhtme, kopjimi nuk mund të kryhet. Për të kryer kopjimin, ndryshoni burimin e letrës te [Select Paper] (Zgjidh letrën) me një burim të disponueshëm të letrës.
Kur zgjidhet një pajisje me gjerësi maksimale të letrës në A4/Letër dhe është zgjedhur [Auto] (Automatik) te [Select Paper] (Zgjidh letrën)
Kur një sirtar letre që nuk është i lidhur është zgjedhur te [Select Paper] (Zgjidh letrën)

Rezultati

Kopjimi fillon.
Nëse regjistruat një buton të ri, ai shtohet tek ekrani [Copy] (Kopjo).
SHËNIM
Për të ndryshuar parametrat e një butoni të regjistruar, trokitni te [] në të djathtë të butonit.
Për të renditur butonat ose për të fshirë një buton, trokitni tek ikona [Edit] (Redaktoni) në krye të ekranit djathtas.
Nëse shfaqet mesazhi "The job has been canceled because the printer was being used, or a timeout occurred.", hyni në pajisje para kryerjes së operacionit ose ndryshoni parametrat e mesazheve pamore të pajisjes.
Nëse shfaqet mesazhi "Could not perform the job because the job settings on the printer are incorrect, or another operation was being processed.", kontrolloni parametrat [Copy] (Kopjo) të pajisjes dhe ndryshoni parametrat që bien në konflikt me parametrat e specifikuar në aplikacion.

Tema të ngjashme