Pajisja nuk zbulohet

Kur zbuloni pajisjet me ekranin [Select Printer] (Zgjidhni printerin) > [Auto Search (Wi-Fi)] (Kërkimi automatik (Wi-Fi)) / [Nearby Printers] (Printerët në afërsi), pajisjet e zbuluara listohen ndërsa zbulohen. Procesi i kërkimit të pajisjeve normalisht zgjat rreth 10 sekonda.
Nëse vendosni një adresë IP të një serveri DNS të pavlefshëm në parametrat e Wi-Fi të terminalit celular, ndodh një mbarim afati gjatë procesit të marrjes të emrit të pritësit, prandaj procesi i kërkimit të pajisjeve mund të zgjatë pak.
Nëse pajisja nuk gjendet pasi procesi i kërkimit të ketë mbaruar, mund të gjendet nëse ekzekutoni përsëri procesin e kërkimit. Nëse pajisja e synuar përsëri nuk gjendet pasi e keni kërkuar përsëri, kontrolloni të mëposhtmet:
SHËNIM
Nëse pajisja nuk gjendet edhe pasi të keni konfirmuar të mëposhtmet, rindizeni terminalin celular. Pajisja mund të gjendet.
Nëse pajisja përsëri nuk gjendet, konsultohuni me administratorin e rrjetit për mjedisin e rrjetit.
Pajisjet e mbështetura
A e mbështet pajisja që po përdorni Canon PRINT Business?
Kontrolloni listën e pajisjeve të mbështetura në faqen e mbështetjes të Canon PRINT Business.
Mjedisi i rrjetit (nëse emri i pajisjes përcaktohet nga një server DNS)
A është regjistruar saktë adresa IP e pajisjes në tabelën e rezolucionit të emrit të serverit DNS (rezolucion normal/mbrapsht)?
Edhe nëse e ndryshoni përmbajtjen e emrit të tabelës të rezolucionit, mund të duhet pak kohë që ndryshimi të pasqyrohet në terminalin e telefonit. Nëse ndodh kjo, rindizeni terminalin ose shkëputeni dhe pastaj lidheni përsëri në rrjetin Wi-Fi.
Metoda e kërkimit
A mund ta zbuloni pajisjen nga [Select Printer] (Zgjidhni printerin) > [Manual Search (Wi-Fi)] (Kërkimi manual (Wi-Fi))?
Në varësi të mjedisit të rrjetit në të cilin lidhet terminali i celularit, pajisja mund të mos zbulohet nga [Select Printer] (Zgjidhni printerin) > [Auto Search (Wi-Fi)] (Kërkimi automatik (Wi-Fi)). Nëse ndodh kjo, ju duhet të bëni një kërkim manual.
A mund ta zbuloni pajisjen kur kërkoni manualisht për pajisje duke futur FQDN (formatin që përfshin emrin e pritësit, emrin e nëndomentit dhe emrin e domenit)?
<Shablloni i hyrjes së FQDN>
Nëse emri i pritësit është "device01", emri i nëndomenit është "aaa" dhe emri i domenit është "bbb.com":
device01.aaa.bbb.com
Parametrat e rrjetit të terminalit celular
A është aktivizuar Wi-Fi në terminalin celular?
A është caktuar një përfaqësues i HTTP-së në terminalin celular?
Nëse jeni duke përdorur një përfaqësues HTTP, caktojeni përfaqësuesin në [App Settings] (Parametrat e aplikacionit) > [Proxy Settings] (Parametrat e përfaqësuesit).
Nëse nuk po përdorni një përfaqësues HTTP, ndryshoni parametrat e Wi-Fi të terminalit celular te parametrat që nuk përdorin një përfaqësues, ose specifikoni adresën IP ose emrin e DNS-së (FQDN) për pajisjen si një pritëse që nuk përdor një përfaqësues. Për detaje, këshillohuni me administratorin e rrjetit.
A është aktivizuar Bluetooth?
Nëse po përdorni Bluetooth për të kërkuar për pajisje, aktivizoni Bluetooth në terminalin celular.
Po ashtu, kini parasysh sa më poshtë.
A po e mbani horizontalisht terminalin?
Mos është i fshehur sensori i Bluetooth?*
* Vendndodhja e sensorit të Bluetooth ndryshon nga një terminal te tjetri. Mund të arrini të lidheni nëse ndryshoni mënyrën e mbajtjes së terminalit.
SHËNIM
Nëse nuk mund të lidheni me Bluetooth kur nuk ekzistojnë problemet e mësipërme, mund të jeni në gjendje të lidheni duke e lidhur përsëri përpara pajisjes.
Nëse keni ekzekutuar [Initialize All Data/Settings] (Filloni të gjitha të dhënat/parametrat) te [Management Settings] (Parametrat e menaxhimit) > [Data Management] (Menaxhimi i të dhënave) në pajisje, nga lista e pajisjeve të lidhura me Bluetooth në parametrat e terminalit celular, fshini pajisjen që është nisur dhe regjistroni (çiftoni) përsëri pajisjen në këtë aplikacion.
Parametrat e rrjetit për këtë aplikacion
A përputhet emri i komunitetit SNMP i caktuar te [App Settings] (Parametrat e aplikacionit) > [SNMP Community Name] (Emri i komunitetit të SNMP) me parametrin në pajisje?
Parametrat e rrjetit të pajisjes
A është caktuar parametri SNMPv1 në [On] (Aktiv)?
A është vendosur saktë adresa e portëkalimit?
A është vendosur saktë maska e nërrrjetit?