Skanimi (seria imageCLASS/i-SENSYS etj.)

Mund ta përdorni pajisjen multifunksionale nga terminali celular dhe të kapni të dhënat e skanuara.
Skanoni duke përdorur metodat në vijim për një seri që nuk ka [Scan for Mobile] (Skanoni për celular) ose [Canon Mobile Scanning] (Skanimi celular i Canon) në menynë kryesore të pajisjes.

Procedurat

Përgatitja e pajisjes multifunksionale

1.Vendoseni origjinalin mbi xhamin e platinës ose ushqyesin.
2.Shtypni [Scan] (Skanoni).
3.Shtypni [] ose [] për të zgjedhur [Remote Scanner] (Skaneri në largësi) → shtypni [OK].
Shfaqet një ekran i pritjes (online) të skanerit në distancë.
SHËNIM
Disa modele pajisjesh ju japin mundësi ta vendosni skanerin që të hyjë online automatikisht.
Sidoqoftë, në varësi të konfigurimeve të pajisjes, hyrja automatike online mund të mos aktivizohet.
Për detaje, referojuni manualeve të dhëna me pajisjen.

Bërja e veprimeve me terminalin celular

1.Trokitni te [] në këndin e sipërm majtas të ekranit kryesor të Canon PRINT Business dhe regjistroni/zgjidhni pajisjen që do të përdorni.
2.Në ekranin kryesor, trokitni te [Scan] (Skanoni).
3.Në ekranin [Scan] (Skanoni), konfiguroni parametrat e skanimit.
4.Trokitni te [Scan] (Skanoni).
Kur skanoni nga xhami i skanerit
Kur skanimi i origjinalit të ketë mbaruar, shfaqet një ekran i vazhdimit të skanimit në terminalin celular.
Kur dëshironi të vazhdoni skanimin:
Vendosni origjinalin → Trokitni te [Scan] (Skanoni).
Kur dëshironi të mbaroni skanimin:
Trokitni te [Done] (U krye).
SHËNIM
Kur skanoni të dyja anët e një origjinali duke përdorur një ushqyes, për të drejtvendosur orientimin e faqeve tek dhe çift, caktoni [2-Sided Original] (Origjinali në 2 anë) që të përputhet me drejtimin e lidhjes së origjinalit.
Sidoqoftë, caktoni [2-Sided Original] (Origjinali në 2 anë) si më poshtë kur skanoni origjinalët në drejtim horizontal.
Për origjinalë në dy anë të tipit libër me lidhje në anën e shkurtër: [Calendar Type] (Tipi i kalendarit)
Për origjinalë në dy anë të tipit të kalendarit me lidhje në anën e shkurtër: [Book Type] (Tipi i librit)

Rezultati

Të dhënat e skanuara ruhen dhe shfaqet një pamje.

Tema të ngjashme