Pajisja nuk zbulohet

Kur zbuloni pajisjet me ekranin [Select Printer] (Zgjidhni printerin) > [Auto Search (Wi-Fi)] (Kërkimi automatik (Wi-Fi)) / [Nearby Printers] (Printerët në afërsi), pajisjet e zbuluara listohen ndërsa zbulohen. Procesi i kërkimit të pajisjeve normalisht zgjat rreth 10 sekonda.
Nëse vendosni një adresë IP të një serveri DNS të pavlefshëm në parametrat e Wi-Fi të terminalit celular, ndodh një mbarim afati gjatë procesit të marrjes të emrit të pritësit, prandaj procesi i kërkimit të pajisjeve mund të zgjatë pak.
Nëse pajisja nuk gjendet pasi procesi i kërkimit të ketë mbaruar, mund të gjendet nëse ekzekutoni përsëri procesin e kërkimit. Nëse pajisja e synuar përsëri nuk gjendet pasi e keni kërkuar përsëri, kontrolloni të mëposhtmet:
SHËNIM
Nëse pajisja nuk gjendet edhe pasi të keni konfirmuar të mëposhtmet, rindizeni terminalin celular. Pajisja mund të gjendet.
Nëse pajisja përsëri nuk gjendet, konsultohuni me administratorin e rrjetit për mjedisin e rrjetit.
Pajisjet e mbështetura
A e mbështet pajisja që po përdorni Canon PRINT Business?
Kontrolloni listën e pajisjeve të mbështetura në faqen e mbështetjes të Canon PRINT Business.
Mjedisi i rrjetit (nëse emri i pajisjes përcaktohet nga një server DNS)
A është regjistruar saktë adresa IP e pajisjes në tabelën e rezolucionit të emrit të serverit DNS (rezolucion normal/mbrapsht)?
Edhe nëse e ndryshoni përmbajtjen e emrit të tabelës të rezolucionit, mund të duhet pak kohë që ndryshimi të pasqyrohet në terminalin e telefonit. Nëse ndodh kjo, rindizeni terminalin ose shkëputeni dhe pastaj lidheni përsëri në rrjetin Wi-Fi.
Metoda e kërkimit
A mund ta zbuloni pajisjen nga [Select Printer] (Zgjidhni printerin) > [Manual Search (Wi-Fi)] (Kërkimi manual (Wi-Fi))?
Në varësi të mjedisit të rrjetit në të cilin lidhet terminali i celularit, pajisja mund të mos zbulohet nga [Select Printer] (Zgjidhni printerin) > [Auto Search (Wi-Fi)] (Kërkimi automatik (Wi-Fi)). Nëse ndodh kjo, ju duhet të bëni një kërkim manual.
A mund ta zbuloni pajisjen kur kërkoni manualisht për pajisje duke futur FQDN (formatin që përfshin emrin e pritësit, emrin e nëndomentit dhe emrin e domenit)?
<Shablloni i hyrjes së FQDN>
Nëse emri i pritësit është "device01", emri i nëndomenit është "aaa" dhe emri i domenit është "bbb.com":
device01.aaa.bbb.com
Parametrat e rrjetit të terminalit celular
A është aktivizuar Wi-Fi në terminalin celular?
A është caktuar një përfaqësues i HTTP-së në terminalin celular?
Nëse është caktuar një përfaqësues i HTTP-së në parametrat e Wi-Fi të terminalit celular, nuk mund ta lidhni pajisjen nga ky aplikacion. Në një rast të tillë, ndryshoni parametrin që të mos përdoret një përfaqësues ose përcaktoni një adresë IP ose emër DNS për pajisjen si një pritës që nuk përdor një pritës. Për detaje, këshillohuni me administratorin e rrjetit.
A është aktivizuar Bluetooth?
Nëse po përdorni Bluetooth për të kërkuar për pajisje, aktivizoni Bluetooth në terminalin celular.
Po ashtu, kini parasysh sa më poshtë.
A po e mbani horizontalisht terminalin?
Mos është i fshehur sensori i Bluetooth?*
* Vendndodhja e sensorit të Bluetooth ndryshon nga një terminal te tjetri. Mund të arrini të lidheni nëse ndryshoni mënyrën e mbajtjes së terminalit.
SHËNIM
Nëse nuk mund të lidheni me Bluetooth kur nuk ekzistojnë problemet e mësipërme, mund të jeni në gjendje të lidheni duke e lidhur përsëri përpara pajisjes.
Nëse keni ekzekutuar [Initialize All Data/Settings] (Filloni të gjitha të dhënat/parametrat) te [Management Settings] (Parametrat e menaxhimit) > [Data Management] (Menaxhimi i të dhënave) në pajisje, nga lista e pajisjeve të lidhura me Bluetooth në parametrat e terminalit celular, fshini pajisjen që është nisur dhe regjistroni (çiftoni) përsëri pajisjen në këtë aplikacion.
Parametrat e rrjetit për këtë aplikacion
A përputhet emri i komunitetit SNMP i caktuar te [App Settings] (Parametrat e aplikacionit) > [SNMP Settings] (Parametrat e SNMP) me parametrin në pajisje?
Parametrat e rrjetit të pajisjes
A është caktuar parametri SNMPv1 në [On] (Aktiv)?
A është vendosur saktë adresa e portëkalimit?
A është vendosur saktë maska e nërrrjetit?